Insajderi
Lajme

Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifozët francezë

Insajderi
29 December 2024 - 12:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifozët francezë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edon Zhegrova ka pasur një vit fantastik me fanellën e Lille dhe 2024 do të mbahet gjatë në mend për të.

Ylli dardan ka shkëlqyer në kampionatin francez Ligue 1 derisa është një nga futbollistët më të vlerësuar.

Në një sondazh nga gazeta prestigjioze franceze L’Equipe, tifozët francezë kanë votuar për 11-shen e vitit në Ligue 1.

Sulmuesi kosovar ka marrë vota për t’u përfshi në formacionin e vitit, derisa aty ndodhet përkrahë yjeve të mëdha të kampionatit.

Në portë është portieri Chevalier i Lille, derisa mbrojtja përbëhet nga Achraf Hakimi, Marquinhos, Yoro dhe Mendes.

Në mesfushë përveç Edon Zhegrovën janë edhe Vitinha, Lees-Melou (Brest) dhe Bradley Barceloa.

Ndërkohë dyshja e sulmit janë Jonathan David dhe Kylian Mbappe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark