AAK kërkon dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK kërkon dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës

    Insajderi
    10 December 2016 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka ndaj reaguar ndaj ministres për Dialog, Edita Tahiri, duke i thënë se ajo, bashkë me krejt qeverinë e Kosovës duhet të japin dorëheqje.

    Lekaj qeverinë e ka quajtur “tallëse dhe mashtruese”.

    “Të gjitha deklaratat e Edita Tahirit, janë akuj të arktikit për Kosovën e jo flluska bore siç ajo pretendon e deklaron”, ka thënë Lekaj.

    Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës ka kërkuar nga qeveria që të japë dorëheqje, derisa ka treguar edhe arsyet për këtë kërkesë.

    “Kryeministri dhe të gjithë vartësit e tij duhet të japin përgjegjësi për dështimet e vazhdueshme dhe dëmet që ia kanë shkaktuar Kosovës dhe qëndrueshmërisë se saj si shtet i pavarur, duke lejuar që Serbia të sjellët siç asaj i bie më së miri për vete, të gjitha në kurriz të Kosovës”, ka thënë Lekaj.

    “Ne edhe sot insistojmë që kjo qeveri më shumë se interpelancë, duhet të dorëhiqet sa ma parë, për të shpëtuar Kosova”, ka deklaruar ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark