Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së gjatë fjalimit të tij për vdekjen e Astrit Deharit, ka kërkuar një hetim ndërkombëtarë për këtë rast.
“Për këtë rast duhet të ftohet FBI për këtë rast sic është ftuar për rastin e Dino Asanaj, sepse vetëm ata dinë ta bëjnë këtë punë”, tha Lekaj.
Ndërsa Valdete Bajrami shefja e grupit parlamentar të NISMA-së, ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë së Dhurata Hoxha dhe atij të Punëve të Brendshme Skender Hyseni, lidhur me vdekjen e Deharit.
Ajo madje ka pasur edhe disa pyetje për ministrat e qeverisë, në lidhje me burgjet e Kosovës ka dashur të dijë cila është siguria që ofrojnë burgjet dhe cilat masa janë marrë për ata që nuk e kanë kryer punën si duhet?
“Kjo çka ndodhi në Prizren mund të ndodh edhe në burgjet tjera kjo si pasojë e kushteve të këqija në burgjet e Kosovës”, tha ajo.