AAK mohon të ketë arritur marrëveshje me kryeministrin për Demarkacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK mohon të ketë arritur marrëveshje me kryeministrin për Demarkacionin

    Insajderi
    09 December 2016 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga disa media, të cilat raportonin se është arritur marrëveshje në bazë të të cilës AAK-ja do ta votonte demarkacionin me Malin e Zi.

    “AAK dhe Ramush Haradinaj, nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi, dhe nuk janë tërhequr nga asnjë pretendim i tyre se marrëveshja e Demarkacionit është e gabuar dhe ajo duhet të korrigjohet. Njoftimet e disa mediave se ka lëvizje nga ky pozicion, janë të pasakta dhe dezinformata”, thuhet në reagimin zyrtar të AAK-së.

    “Për hir të informimit të drejt të opinionit publik, ju njoftojmë se AAK vazhdimisht ka qenë e hapur për konsulta rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, dhe për këtë qëllim kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues dhe të takohemi me të gjitha palët e interesuara për korrigjimin, përkatësisht zgjidhjen e kësaj çështjeje jetike për Kosovën dhe Malin e Zi. Kushdo që është i interesuar të ndihmojë në korrigjimin e marrëveshjes së kufirit, ne do ta takojmë, si dhe do ta mbështesim çdo marrëveshje që për qëllim ka korrigjimin e vijës kufitare duke e rikthyer kufirin në pikat e mëparshme, në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit”, thuhet më tej në njoftimin e AAK-së.

    Sipas kësaj partie, informatat tjera janë spekulime dhe të pavërteta të cilat mund të bëhen edhe me qëllim të zhvendosjes se vëmendjes së opinionit publik nga problemet reale me të cilat po përballet Qeveria dhe Presidenti. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark