Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur të shtunën një mbledhje të jashtëzakonshme ku janë duke marrë pjesë edhe kryetarët e degëve të kësaj partie.
Takimi është thirrur vetëm një ditë pasi tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – anuluan protestën që planifikohej të mbahej të shtunën./Insajderi.com