Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka publikuar listën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Listës i prin Ardian Gjini si kandidat për kryeministër, teksa pas tij janë Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi e Burim Ramadani.
Emër i ri në Aleancë është Avni Arifi, ish-ambasadori i cili u prezantua sot nga Haradinaj.
Ndërkaq vetë Ramush Haradinaj ka numrin 11, ku para tij gjendet Agim Çeku.
“Sot dalim para jush me listën tonë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Ky rreshtim shënon një kthesë të madhe organizative dhe politike, duke sjellë para jush një ekip të jashtëzakonshëm e të gatshëm për përgjegjësi të larta shtetërore”, ka shkruar Haradinaj.
Lista:
