Insajderi
Lajme

AAK thërret konferencë për media nga ora 17:00

Insajderi
06 March 2026 - 15:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AAK thërret konferencë për media nga ora 17:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme pas zhvillimeve të fundit politike në vend.

Pas përfundimit të mbledhjes, AAK njoftoi se do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet sot, më 6 mars 2026, nga 17:00, në selinë qendrore të AAK-së.

Kjo parti anuloi zgjedhjet e brendshme të planifikuara në të cilat kryetari Ramush Haradinaj pati në plan të mos kandidonte më.

Krejt kjo pasi presidentja, Vjosa Osmani, nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark