Grupi Parlamentar i AAK-së, i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe ka thirrur në interpelancë Kryeministrin Isa Mustafa.
Sipas njoftimit të AAK-së, Interpelanca ka të bëjë me ndërtimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës.
“AAK do të kërkojë përgjegjësi të drejtpërdrejt nga ata që kanë qenë të përfshirë në këtë projekt, duke mos përjashtuar as vetë Kryeministrin Mustafa, si dhe Ministren për Dialog, Edita Tahiri”, thuhet në njoftim.