×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Vendimi për Limajn konfirmon luftën e pastër të UÇK-së

    Insajderi
    16 May 2016 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se vendimi I Gjykatës së Apelit për konfirmuar pafajësinë e Fatmir Limaj, është tregues se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër.

    “AAK, vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit, që Fatmir Limaj dhe të tjerët, të shpallën të pafajshëm nga akuzat për krime lufte në rastin Kleçka, është një dëshmi e fortë se lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër”, thuhet në një komunikatë të AAK-së, që kohë më parë lidhi koalicion parazgjedhor me partinë e Fatmir Limajt, Nismën për Kosovë.

    “Përballja e Limaj me drejtësinë në disa raste ndërkaq, flet për kulturën tonë si individ e si popull, por edhe për Limajn, se përballja me drejtësinë, është drejtësi në vete”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark