×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi hap të pame “për vdekjen e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës”

    Insajderi
    15 May 2024 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zv.kryeministri i Kosovës  – tani deputet – Haki Abazi, ka lajmëruar se nesër do ta zhvillojë një aksident para oborrit të Kuvendit të Kosovës.

    Ai thotë se do të hap “të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

    Abazi u ka bërë thirrje të gjithë atyre që sipas tij janë të tradhëtar nga Albin Kurti, që të marrin pjesë në këtë aksion.

    Njoftimi i plotë:

    “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”

    Nesër e Enjte në ora 10:00!

    Të nderuara media dhe qytetarë, policë, mjekë, arsimtarë, prindër dhe të gjithë njerëzit e Kosovës që kanë pritur transformimin e madh të ndryshimeve politike dhe janë tradhëtuar dhe mashtruar nga loja e ndytë e Kurtit dhe poltronëve të tij.

    Nesër në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës hapim të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si shtëpi e qytetarëve dhe shtëpi e juaj dhe e demokracisë, ju ftoj që kurdo që keni kohë të vizitoni Kuvendin e Kosovës nga ana e hyrjes së Deputetevë përballë zyrës së Bashkimit Evropian. Aty në ora 10:00 do të bëhet shpallja publike e vdekjes së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës!

    Kushdo që ndjehet i/e tradhëtuar nga kjo qeveri dhe nga përbërja e këtij Kuvendi, hajdeni nesër në ora 10:00 të mengjesit.

    Nuk duhet lejuar që një njeri të shantazhojë demokracinë dhe partneritetin strategjik me botën demokratike.

    Policët pa sigurime , sindikatat e përjashtuara nga proceset, aktivist të LVV të tradhëtuar, gazetarë të fyer e te anatemuar, nëna e baballarë të vetmuar, veteranë të sharë e të ofenduar, deputetë të nënshtruar, rini e manipuluar të gjithë duhet të tregoni që nuk nënshtroheni para një njeriu se “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark