Abazi jep detaje mbi ditën e varrimit të Azem Hajdarit dhe ndarjen e luftëtarëve të UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi jep detaje mbi ditën e varrimit të Azem Hajdarit dhe ndarjen e luftëtarëve të UÇK-së

    Insajderi
    25 May 2016 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i partisë Lëvizja e re Demokristiane në Kosovë, Dedë Abazi, ka treguar disa detaje ditën kur kishte shkruar në varrimin e Azem Hajdarit.

    Ai ka thënë se atë ditë, njërëzit e SHIK-ut siç ai i ka quajtur, nuk lanë gjë pa i thënë, pasi që Hajdari sipas tyre ishte një tradhëtar, ashtu si ishin shumica e LDK-së, thotë Abazi.

    “Kur u pat vra Azem Hajdari, qellova në Tiranë – isha shkue prej Veriut të takohna me “dajen” dhe “zeken” në Tiranë! U vra Azem Hajdari dhe unë me dy shokë morem pjesë në tubim diten e varrimit. SHIK-u paska pa vezhgue se kush nga UÇK-ja po merr pjesë!”, shkruan Abazi në rrjetin social Facebook.

    Akuzat me theks të veçantë, Dedë Abazi i drejton kah deputeti i tanishëm Adem Grabovci. Ndërsa, thotë se po këta njerëz që kishin dhënë shumë kritika, e ndanë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark