Deputeti i Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur për ftohej e raportit me partinë e Albin Kurtin.
Abazi ka deklaruar se brenda LVV është bërë luftë speciale për ta larguar nga lista e deputetit.
Ai ka thënë se ka qenë vet Kurti që e ka njoftuar se ska vota për post në Qeverinë Kurti.
“Në zgjedhjet e dyta mua më është dhënë numri 19, nuk jam ftu në asnjë prej tubimeve elektorale, në asnjë të vetëm, e kam marrë me sportivitet sepse qëllimi ishte që LVV të dilte e para. E gjitha fushata është bërë nga unë dhe ekip i vogël që kam pasur dhe më vonë kam kuptuar luftën e brendshme speciale që është bërë për të më eliminuar komplet nga lista e deputetë, kjo është arsyeja që nga zëvendëskryeministrit mezi arrijë të bëhem deputet”, tha Abazi në Debat Plus.
“Kurti vet më ka thënë që ske marrë vota mjaftueshëm. Unë e pyeta sa vota ka marrë Bislimi, Rizvanolli…”, tha Abazi.
Sot deputeti, Haki Abazi ka mbajtur konferencë shtypi në hollin e Kuvendit të Kosovës. Nga aty ai hodhi akuza të rënda kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje e Albin Kurtit. Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka urdhëruar që Kuvendit t’i kërkohet shkarkimi i Abazit nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe largimin nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.
Gjatë kësaj konference, ai ka akuzuar pushtetin, në krye me kryeministrin Albin Kurti, se duhet të intervistohen për zhdukjen e mostrave të aktivistit Astrit Dehari. Sipas tij, ka video që tregojnë se kush i ka marrë mostrat nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Akuza ka hedhur edhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë të VV-së për “ngufatje të zërit të deputetëve”.
/GazetaInsajderi