×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Abazi: Nuk do të ishte fundi i botës nëse do të shtyheshin zgjedhjet në veri

    Insajderi
    06 December 2022 - 23:54

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi thotë se është e vështirë mbajtja e zgjedhjeve në veri në një situatë të tillë ku hidhen edhe bomba.

    Abazi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk do të ishte fundi i botës nëse mbajtja e zgjedhjeve në veri do të shtyhej për një periudhë të caktuar.

    “I dëgjova disa deklarata të KQZ atje që sigurisht që në një situatë të tillë ku hedhen bombat, nuk është lehtë me paramendu që mundet me u mbajt zgjedhjet. Rrjedhimisht nuk do të ishte fundi i botës që të shtyhet për një periudhë të caktuar edhe cështja e zgjedhjeve”.

    Tutje ai shtoi se ‘Edhe sikur të ketë serbë me vullnet të mirë të dalin në zgjedhje e kanë të pamundur sepse e kanë të bëjnë me struktura ilegale të Beogradit’.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark