×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi për Kurtin: Ta lëmë ta kryejë mandatin e plotë, miti i tij është përkthyer në asgjë

    Insajderi
    17 March 2024 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, dyshon në seriozitetin e opozitës për të kërkuar zgjedhje të reja apo rrëzim të Albin Kurtit nga qeveria, e madje shprehet se Kurti duhet lënë të përfundojë mandatin e plotë katër vjeçar në funksion të zhbërjes, siç e quan ai, “të mitit” që është ndërtuar rreth tij.

    Abazi, tashmë në kundërshtar i ashpër i partisë që dikur i përkiste, thotë se për këto katër vite nuk është bërë “asgjë konkrete në përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

    “Nuk shoh ndonjë arsye sepse mendoj që Kurti duhet ta përfundoj mandatin e vet, ashtu siç i është dhënë. Nuk ka të interesuar nga opozita në formën serioze për ta rrëzuar këtë Qeveri duhet t’i lihet mundësia për të parë së fakt për katër vite ka arritur të bëjë minimalisht mos të themi asgjë në të mirën e Kosovës sepse ky mit i krijuar dhe premtimet që janë dhënë realisht janë përkthyer në asgjë tjetër përveç se një pushtet autokratik dhe populizëm dhe luftë propagandistike ndaj kundërshtareve politikë por asgjë konkrete në kuptimin e përmirësimit të jetës dhe realizimit të premtimeve të dhëna në fushatat elektorale”, u shpreh Abazi për Ekonomia Online.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark