×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abazi: Procesi i Berlinit dhe marrëveshjet e arritura, momenti më i rëndësishëm në vitin 2022

    Insajderi
    04 November 2022 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vazhdën e konferencave tashmë të përjavshme nga deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi , edhe sot ai ftoi mediat për 3 tema.

    Në konferencën e ditës së sotme, Abazi foli për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet, Moratoriumin e ndërtimeve në tokën pjellore dhe në lidhje me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pakistan.

    Abazi tha se procesi i Berlinit dhe marrëveshjet e arritura shënojnë momentin më të rëndësishëm të vitit 2022.

    Ai tha se u dëshmua që “Lista Srpska” dhe strukturat nga Beogradi nuk kanë interes për përfaqësim të serbëve të Kosovës.

    “Procesi i Berlinit dhe marrëveshjet e arritura shënjon momentin me te rëndësishëm te vitit 2022. Shënon një rikthim te parimit te barazisë ne rajonin e Ballkanit perëndimor… Sfidat e brendshme sidomos në veri janë tentimet e fundit për të parandaluar agjendën evropiane që të bëhet realiteti për qytetaret e Kosovës, dëshmohet që lista Srpska dhe strukturat artificiale nga Beogradi nuk e kanë për qellim përfaqësimin e interesave te serbëve te Kosovës por janë instrumente politike dhe shantazhuese të stabilitetit dhe sigurisë së Kosovës, andaj duhet të jemi të kujdesshëm edhe të mençur qe strukturat të mos marrin peng qytetarët e veriut te Kosovës. Është me rendësi që spektri politik të unifikohet dhe të fokusohemi në avancimin e agjendës euroatlantike”, tha ai në konferencën e thirrur sot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark