×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abazi zbulon “sekrete të VV-së”: Bislimi i tha Zybës s’mund të udhëheqim siç thoshim në opozitë

    Insajderi
    27 March 2023 - 22:54

    Deputeti pa subjekt politik aktualisht, Haki Abazi ka nxjerrë disa detaje të pathëna që janë zhvilluar në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai ka treguar se zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi i ka thënë deputetit të LVV-së, Salih Zyba se “Vetëvendosja nuk mund të qeverisë ashtu siç ka premtuar kur ka qenë në opozitë”, raporton Paparaci.

    “Kanë filluar mandej. Për Besnik Bislimin natyrisht dhe Dejoha Mihalin po flas. Sigurisht. Salih Zyba i ka pasur dy vërejtje në Grup Parlamentar dhe të del publikisht. I ka thënë ‘kujdes se tash nuk mundemi na me udhëheq me LVV-në në qeveri si ashtu qysh kemi thënë në opozitë, ka forma, kanë ndryshuar gjërat’”, shto ai në emisionin Pressing në T7.

    Ai po ashtu u shpreh se kur ka qenë në darkë me kryeministrin Albin Kurti, “më nxorën nga numri 8 në numrin 19”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark