Lideri i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se është e vërtetë që atij iu ofruan 21 milion euro, me të cilat ata u përpoqën ta korruptojnë, por që paratë nuk u ofruan nga biznesmeni Haris Bërçvak.
Biznesmeni Miodrag Daka Davidoviq pretendoi se Bërçvak, i cili është i njohur për publikun për punën e tij humanitare, u përpoq të korruptojë Abazoviqin me 21 milion euro, gjë që Bërçvak e mohoi.
Abazoviq ka deklaruar për televizionin malazez “TV Vijesti” se “nuk është gënjeshtër shifra e përmendur nga Davidoviq, por ajo nuk erdhi nga Bërçvak”.
“Unë mendoj gjithë më të mirat për z. Bërçvak dhe gjërat që ai bëri për Malin e Zi janë për respekt. Do të ishte jashtëzakonisht joserioze të thuash kush ofroi ryshfetin”, ka pretenduar ai.
Përndryshe Dritan Abazoviq me herët ka deklaruar se i janë ofruar 21 milionë euro që të mos bëjë koalicion me dy lista tjera zgjedhore me qëllim të rrëzimit të Millo Gjukanoviqit./Insajderi.org.