×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Abbott: Javë me vizita të rëndësishme, koha që Kosova të propozojë draft-statutin për Asociacionin

    Insajderi
    09 May 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se është koha që Kosova të propozojë draft-statutin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Abbott këto deklarime i bëri me anë të një postimi në ‘Twitter’, teksa tha se draft-statuti duhet të mbështetet në “kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht draft-statut për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.

    Përfaqësuesi diplomatik i Britanisë së Madhe në Kosovë i bëri këto komente teksa paralajmëroi, siç tha ai, vizita të rëndësishme në Prishtinë, përfshirë edhe vizitën e diplomates britanike, Viktoria Billing.

    Në Kosovë pritet të vijë edhe shefja e USAID-it, Samantha Power. Siç raportoi AP-ja, vizita e saj po shihet si “tentim për ulje tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark