Insajderi
Lajme

Abdixhiku ballafaqohet me të pakënaqurit veç përmes Facebook-ut, “kunjon” bashkëpartiakët

Insajderi
20 June 2026 - 20:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku ballafaqohet me të pakënaqurit veç përmes Facebook-ut, “kunjon” bashkëpartiakët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, siç duket ballafaqimin me të pakënaqurit e këtij subjekti politik po e zhvillon vetëm në arenën virtuale.

Abdixhiku me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa njofton se ka zhvilluar takime me strukturën e tretë dhe të katërt të LDK’së në Prishtinë, “kunja” ka pasur për të pakënaqurit në këtë subjekt politik, shkruan Insajderi.

“Mes njerëzve të Lidhjes, të vërtetëve, në dy takime me dy degët më të mëdha të Prishtinës; Degën III dhe Degën IV. Ju faleminderit që jeni. Që veproni. Që besoni”, ka shkruar ai.

Abdixhikut iu është kërkuar një proces i ri zgjedhor nga të pakënaqurit i LDK’së, mirëpo deri më tani s’është deklaruar për këtë çështje. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark