Insajderi
Lajme

Abdixhiku: Centrali i ri me Gaz, do të sigurojë energji të lirë dhe sigurt për qytetarët tanë

Insajderi
14 December 2024 - 17:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku: Centrali i ri me Gaz, do të sigurojë energji të lirë dhe sigurt për qytetarët tanë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

‘’Duhet të shikojmë drejt së ardhmes, prandaj e kemi një plan të guximshëm, gjysmë miliardi euro  për ndërtimin e Centralit të ri me Gaz’’, ka deklaruar kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij ky projekt, do të sigurojë energji të lirë dhe sigurtë për qytetarët tanë, të cilët përballen me shtrenjtim të energjisë dhe reduktime.

‘’Centrali i fundit, i ndërtuar në Kosovë ka qenë në vitin 1983, në vitin e lindjes sime.

40 vite më pas, ne duhet të shikojmë drejt së ardhmes, prandaj e kemi një plan të guximshëm, gjysmë miliardi euro, për ndërtimin e Centralit të Ri me Gaz, në qytetin e Ferizajt’’, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku në videon e publikuar ka treguar detaje se si do të funksionojë ky projekt i Centralit.

‘’Centrali me Gaz në Ferizaj, do të furnizohet ekskluzivisht me gaz amerikan, sepse për neve energjetika dhe energjia, para se të jenë çështje ekonomike, janë çështje të sigurisë.

Është hap i guximshëm, sepse Kosova duhet të ketë ambicie më të mëdha. Kosova duhet të projektojë të 50 vitet e ardhshme, para se të shohë për 25 vitet e kaluara’’, ka deklaruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark