Insajderi
Lajme

Abdixhiku e quan VV’në “sekt”: Provuan të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e restorante

Insajderi
01 December 2025 - 10:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku e quan VV’në “sekt”: Provuan të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e restorante
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje në drejtim të tij lidhur me vendimin e PZAP-së për rrëzimin e vendimit të KQZ-së që mërgata të votojë edhe jashtë ambienteve të konsullatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ iu ka referuar VV’së si “sekt”, teksa ka rikujtuar edhe disa video të shpërndara në zgjedhjet e kaluara parlamentare, shkruan Insajderi.

“Një herë, provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email. Atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletvotime vet. Merreni me mend: në Kosovë kalojmë në dhjetëra hapa sigurie para se një fletëvotim të pranohet e të numërohet; këta, të pakënaqur nga rezultati i fundit lokal, donin t’i kthenin kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive. Rastet e tilla jane ende të deponuara në hetuesi e prokurori. KQZ natyrisht nuk e lejoj. Drejtësia dhe ligji qëndruan”, ka deklaruar i pari i LDK’së.

“Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve”, tha ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark