Insajderi
Lajme

Abdixhiku i jep mbështetje Osmanit për Bordin e Paqes

Insajderi
09 February 2026 - 17:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku i jep mbështetje Osmanit për Bordin e Paqes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me të për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.

Gjatë takimit, Abdixhiku është informuar për iniciativën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për themelimin e Bordit të Paqes.

Kreu i LDK-së thotë se ka shprehur mbështetjen e plotë për këtë iniciativë, duke theksuar se forcimi i paqes.

“I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë”, ka shkruar Abdixhiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark