×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abdixhiku: Kurti është i pavetëdijshëm për marrëveshjen që u dakordua

    Insajderi
    23 March 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku kreu i shtetit po raporton për takimin e 18 marsit në Ohër, shkruan Insajderi.

    Abdixhiku tha se Kurti i shkeli të gjitha Kushtet të cilat i premtoi dhe se nuk është i vetëdijshëm për marrëveshjen që është pajtuar.

    “Unë ndjej keqardhje, çfarë fati i trishtueshëm, ndjejë keqardhje për ata të shfrytëzuarit të përdorurit, ndjej keqardhje për humbjen e kohës së Republikës së Kosovës. Mungesë e plotë e kredibilitetit dhe mungesë qartësie. Kurti është i paqartë dhe i pavetëdijshëm për produktin e dakorduar vet. Marrëveshja tani është ligjërisht e obligueshme. aprovimi publik është i barazvlefshëm me nënshkrimin”, u shpreh Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark