×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Abdixhiku mban takim me ambasadorin e Francës, bisedohet për tensionet në veri

    Insajderi
    01 June 2023 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar sot takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

    Në takim u diskutua për situatën aktuale politike.

    LDK ka bërë të ditur se theks të veçantë kanë pasur tensionet në veri.

    “Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot për qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate, duke theksuar domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës me aleatët tanë si parakusht i stabilitetit afatgjatë”, njofton komunikata.

    Kryetari Abdixhiku në takim shtroi po ashtu dhe nevojën e mbështetjes ndaj institucioneve të rendit të Republikës, “me qëllim të garantimit të sigurisë së institucioneve dhe të qytetarëve përballë rrezikut të dhunës së krijuar nga bandat kriminale në veri të vendit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark