×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Abdixhiku: Nga një shoqëri që respektonte më të vjetrin, në një që ushtron dhunë ndaj tyre

    Insajderi
    02 November 2022 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me rastin e trishtë që tronditi qytetarët ku një infermiere sulmoi një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

    Abdixhiku shkroi se është i shokuar e tronditur nga dhuna që është ushtruar ndaj gruas. Por edhe më shumë i tronditur nga indiferenca e vëzhgueseve.

    “I shokuar e tronditur nga dhuna e ushtruar ndaj një zonje të moshuar. Edhe më shumë nga indiferenca e vëzhgueseve të kësaj dhune”, ka shkruar ai në facebook.

    I pari i LDK-së tha se kapërcimi nga një shoqëri që respektonte më të vjetrin, në një që ushtron dhunë ndaj tyre në tallje e përqeshje është përfundim i trishtë

    “Ngjarjet si këto nxjerrin anën më të errët të shoqërisë sonë. Ato përveç se të këpusin emocionalisht, të dërmojnë me realitetin e hidhur tek i cili jo rrallëherë po përfundojmë. Kapërcimi nga një shoqëri që respektonte më të vjetrin, në një që ushtron dhunë ndaj tyre në tallje e përqeshje – është përfundim i trishtë. Dhuna është problemi ynë shoqëror; dhe kundër saj duhet dhe do të ngritemi të gjithë”, ka shtuar për fund ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark