Insajderi
Lajme

Abdixhiku ofron dorëheqjen: I mbetet Kuvendit të LDK-së të vendosë

Insajderi
13 January 2026 - 19:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku ofron dorëheqjen: I mbetet Kuvendit të LDK-së të vendosë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen e tij si i pari i partisë, por ka thënë se i mbetet Kuvendit të LDK-së të vendosë.

Pas një mbledhjeje që zgjati mbi pesë orë me drejtuesit kryesorë të partisë, Abdixhiku doli me një deklaratë lidhur për rezultatin LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku bëri të ditur se LDK-ja ka vendosur të thërrasë fillimisht Kryesinë dhe më pas Kuvendin e partisë, duke theksuar se do ta marrë përgjegjësinë politike përmes dorëheqjes së ofruar para Kuvendit të LDK-së, i cili më pas do të vendosë për hapat e radhës.

“Siç ju kam njoftu në datën 28 dhjetor 2025, edhe sonte ju njoftoj se kemi vendosur të thërrasim fillimisht Kryesinë dhe më pas Kuvendin e LDK-së. E kam obligim moral të marrë përgjegjësinë dhe, nëpërmjet ofrimit të dorëheqjes te Kuvendi i LDK-së, të lë që pastaj të vendosë Kuvendi. Deri atëherë, secili ka të drejtë të shtrojë kandidaturën. Ky ishte takim joformal i kryetarit të LDK-së me bashkëpunëtorët e LDK-së. Takimi formal do të ndodhë javën e ardhshme”, tha Abdixhiku./eo/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark