Insajderi
Lajme

Abdixhiku për Kurtin: Ekziston një apetit i pashpjegueshëm për kontroll të institucioneve

Insajderi
14 May 2026 - 21:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku për Kurtin: Ekziston një apetit i pashpjegueshëm për kontroll të institucioneve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qasjen e qeverisë tashmë në detyrë, ndaj institucioneve dhe krizës politike në vend.

Ai ka deklaruar se është e pakuptueshme se si një qeveri që gëzon mbështetje prej 51 për qind nuk arrin të tregojë vullnet minimal për kompromis politik.

“Ka qenë e habitshme se si një qeveri që i ka 51 për qind nuk ka arrin të gjejë vullnetin për kompromis minimal, por ka një apetit të pashpjegueshëm për kontroll të të gjitha institucioneve dhe kjo më është bërë e ditur që në takimet e para”, tha ai.

Sipas kreut të LDK-së, vendi po mbahet në krizë të vazhdueshme për interesa politike.

“Ti kesh 51 për qind dhe të vendosësh ta dërgosh vendin në krizë të vazhdueshme është më tepër mendësi, është mendësi që mbijeton krizë, ekziston krizë dhe në kriza promovon veten dhe pretendon mirëmbajtjen e vetes”, u shpreh Abdixhiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark