×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Abdixhiku për Kurtin: Nuk e di si e bën gjumin ky njeri…

    Insajderi
    23 March 2023 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ndjen keqardhje për karrierën politike të kryeministrit Albin Kurti.

    Abdixhiku tha se Kurti ka përsuar një transformim të madh nga ato që thoshte sa ishte në opozitë, me theks te dialogu.

    “Ky këtë transformim të vetin që e ka, unë ndjej bukur keqardhje. Është përfundim i padinjitetshëm. Paramendo një karrierë politike për besë që ki kalu 15 vite, njerëzit kanë humbur jetë për këtë çështje, ia ki marrë vendit 10 vite vonesë. E ki ndalë zhvillimin e vendit në çdo aspekt, për me ndryshu këtë çështje kaq thjeshtë. Unë ndjej keqardhje, nuk e di si vërtet e bën gjumin ky njeri. Është bukur e rëndë si karrierë politike. Kështu s’duhet të ketë askush karrierë të tillë politike”, deklaroi Abdixhiku në RTV Dukagjini.

    Ndërkohë tha se “po e shijon” ballafaqimin e Kurtit me votuesit e vet.

    “A është brengë e imja si e ballafaqon votuesin e vet? Aspak. Unë, me të thënë të drejtën po e shijoj këtë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark