Insajderi
Lajme

Abdixhiku për mundësinë e një koalicioni LVV-LDK: Ra ky mort e u pamë

Insajderi
29 April 2026 - 00:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku për mundësinë e një koalicioni LVV-LDK: Ra ky mort e u pamë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Ra ky mort e u pamë”.

Kështu është përgjigjur kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë që ai udhëheq.

“Me gjuhën e sotme politik, në shqip i thonë ra ky mort e i pamë. Për Kosovën ky mort ka ekzistuar për tash e sa kohë, fatkeqësisht duhet t’i shohim edhe një herë për të kuptuar se sa i vështirë është ky bashkëpunim. Si mund të bashkëpunosh me të që hedh helm dhe vrerë kundër të gjitha partive politike, për arsye se i do të gjitha pozitat për vete?”, tha Abdixhiku.

Më tej, ai tha se LVV dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë popullit të Kosovës pse s’patën gatishmëri ta votojnë Osmanin për presidente. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark