Insajderi
Lajme

Abdixhiku pritet me duartrokitje nga delegatët para votëbesimit, Hoti, Bajrami dhe Gashi mbeten ulur

Insajderi
31 January 2026 - 13:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku pritet me duartrokitje nga delegatët para votëbesimit, Hoti, Bajrami dhe Gashi mbeten ulur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtarët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë shoqëruar me duartrokitje fjalimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut, pak para procesit të votëbesimit.

Gjatë fjalimit, shumica e delegatëve të pranishëm në sallë janë ngritur në këmbë, duke shprehur mbështetje për kryetarin e LDK-së.

Megjithatë, disa anëtarë të Kuvendit që ndodheshin në rreshtin e parë të sallës nuk u panë duke u ngritur në këmbë. Në mesin e tyre ishin Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Arben Gashi, të cilët qëndruan ulur, ndryshe nga pjesa tjetër e delegatëve të Kuvendit të LDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark