Insajderi
Lajme

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit: LDK nuk i braktis njerëzit e saj në momentet e vështira

Insajderi
10 November 2025 - 19:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit: LDK nuk i braktis njerëzit e saj në momentet e vështira
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka refuzuar dorëheqjen morale të Xhafer Gashit pas rezultatit zgjedhor në Komunën e Obiliqit.

Abdixhiku ka theksuar se humbjet dhe fitoret janë pjesë e një rrugëtimi të gjatë politik dhe se qëllimi i përbashkët i LDK-së është më i madh se çdo betejë e vetme.

“Sot LDK në Obiliq është parti e parë me plot 46% dhe kjo arritje është meritë vetëm e Xhafës dhe ekipit që ai ka,” shkroi Abdixhiku në një postim, duke e cilësuar Gashin si “njeri të fjalës, të punës dhe të përkushtimit të heshtur ndaj qytetarëve të tij”.

Ai tha se Xhafer Gashi i ka dhënë Obiliqit “drejtim, dinjitet dhe stabilitet” gjatë viteve të udhëheqjes së tij, duke shtuar se LDK ka nevojë për njerëz me karakter e vizion si ai.

Për këtë arsye, Abdixhiku njoftoi se e ka rikonfirmuar Gashin në pozitat e tij brenda LDK-së, si në Degën e Obiliqit, ashtu edhe në Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

“LDK nuk i braktis njerëzit e saj në një moment të vështirë; përkundrazi, di të trajtojë edhe fitoren edhe humbjen me plot dinjitet,” përfundoi Abdixhiku, duke theksuar se qëndrueshmëria dhe besimi janë vlerat që e udhëheqin partinë në çdo sfidë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark