Insajderi
Lajme

Abdixhiku: Rreth vetes kam një ekip të shkëlqyeshëm

Insajderi
12 December 2024 - 12:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku: Rreth vetes kam një ekip të shkëlqyeshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka deklaruar gjatë tubimit në Gjakovë se LDK-në që e kërkojnë qytetarët tash e sa kohë, tashmë e kanë.

Sipas tij, ai ka afër vetes një ekip të shkëlqyeshëm. Dhe se lista e LDK-së prej 110 anëtarëve është lista fituese në përbërjen e Qeverisë së ardhshme.

“Këta burra e gra i keni parë sot në listën e 110 anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, listën fituese përbërjen e Qeverisë së ardhshme, Republikës Rugoviste të Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai tha se LDK qëndron e bashkuar, e fortë e me bindje se janë ndryshimi për Kosovë.

“Nga sonte qëndrojmë të bashkuar, nga sonte qëndrojmë të fortë, nga sonte dalim me plot bindje se ne jemi ndryshimi për Kosovë”, shtoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark