Abdixhiku shpalos planin : Termocentral me gaz për të siguruar të ardhmen e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku shpalos planin : Termocentral me gaz për të siguruar të ardhmen e Kosovës

    Insajderi
    30 November 2024 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur Planin për Stabilitetin e Energjisë.

    Para përkrahësve të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit në ‘Turneun e Ndryshimit’, Abdixhiku tha se me LDK-në në qeveri do të ndërtohet Termocentrali me gaz amerikan.

    “Aty ku shtrenjtimi i energjisë elektrike s’ka fund, ne kemi plan për Central me Gaz, për stabilitet furnizimi, për një ekonomi të sigurt me partnerë”, tha Abdixhiku.

    I pari i LDK-së, ka përsëritur zotimin për rritjen e koeficientit në 150 euro qysh në javën e parë të qeverisjes së tij, derisa ka përmendur edhe disa nga zotimet tjera të programit politik të partisë së tij.

    “Rruga e Re, ka 120 projekte, ka 5 miliardë euro investime, ka 5 miliardë euro buxhet, ka 5% rritje ekonomike”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark