Komuna e Prishtinës ka hapur fushatën vetëdijesuese kundër sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the Cure Prishtina 2023”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për vetëdijësim shoqëror në betejën e grave të prekura me kancer të gjirit.
Ai ka thënë se sot çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit; “derisa identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj”.
I njëjti ka ndarë foto nga fushta vetëdijësuese për kancerin e gjirit ‘Race for the Cure’, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytetit.