Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të entjen ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku, tha se është biseduar për zhvillimet e fundit në vend.
“Sot, pasdite, prita në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai theksoi se LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë.
“Në disa raste kemi thënë se do të ketë takime në nivel të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Përfaqësuesi i lartë tashmë i ka ftuar ata që të vijnë në Bruksel dhe ne do të japin datën në kohën e duhur“, ka thënë ai./Gazeta Insajderi/