×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kanosje e fajde – Arrestohet sërish djali i Currit, kushëririt të presidentes Osmani

    Insajderi
    08 December 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar djalin e biznesmenit famëkeq Ismet Osmanit i cili është familjar i presidentes Vjosa Osmani. Gazeta Insajderi ka mësuar se Amir Osmani është 22 vjeçari i arrestuar për kanosje dhe fajde mbrëmë nga Policia e Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media. Në njoftim thuhet se mbrëmë rreth orës 18:00 ka ndodhur një rast Kanosje në stacionin policor jugu në Prishtinë. Osmanit i është sekuestruar një armë zjarri, një karikator, një thikë dhe shtatë fishekë.

    Kujtojmë se mafiozi Ismet Osmani i njohur si Curri ka lidhje familjare me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Djali i Ismet Osmanit është emër i njohur për policinë Ai kishte edhe disa raste të tjera. Vitin e kaluar ai ishte arrestuar për rrëmbim, fajde dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Arrestohet një i dyshuar për veprat Kanosje dhe fajde– Sekuestrohet një armë zjarri

    Prishtinë, 08 dhjetor 2022 –  Më datë 07.10.2022, rreth orës 18:00, është raportuar për një rast Kanosje në stacionin policor jugu në Prishtinë.

    Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit;

     A.O, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    i cili mbrëmë rreth orës 22:00, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti  është dërguar në mbajtje.

    Personit të dyshuat policia i ka sekuestruar:

    –  një armë zjarri TT,

    – një karikator,

    – një thikë si dhe

    –  shtatë fishekë.

    Hetuesit policor në koordinim me institucionet, përkatëse kanë kryer edhe procedurat rreth tri urdhëresave të gjykatës, që i dyshuari i ka për vepra të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark