Insajderi
Zgjedhjet 2026

Abdixhiku takohet me qytetarë në Kaçanik, Han të Elezit e Gadime, prezanton edhe programin për Brezovicën

Insajderi
12 January 2025 - 08:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku takohet me qytetarë në Kaçanik, Han të Elezit e Gadime, prezanton edhe programin për Brezovicën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot të bëjë prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit Brezovica, në Brezovicë.

I pari i LDK-së, po ashtu do të mbajë tubim elektoral në Kaçanik te shtëpia e Kulturës, si dhe tubim në Han të Elezit, të qendra e Kulturës ‘’Imri Curri’’.

I njëjti do të takohet edhe me qytetarë në Gadime, në shkollën fillore ‘‘Zenel Hajdini’’.

Pos kësaj, ai do të takohet edhe me qytetarë në Obiliq në shkollën fillore ‘’Pandeli Sotiri’’.

Kjo është agjenda e plotë e Lumir Abdixhikut për datën 12 janar 2025

10:00, Prezantimi i programit për Qendrën e Skijimit Brezovica Vendi: Brezovicë (Skilifti anash hotelit Molika

16:00 Tubim elektoral në Kacanik Vendi: Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”

18:00 Tubim elektoral në Hani Elezit Vendi: Qendra e Kulturës “Imri Curri”

19:00, Takim me qytetarë Gadime Vendi: Shkolla fillore “Zenel Hajdini”, në Gadime

20:15, Takim me qytetarë në Obiliq Vendi: Shkolla fillore “Pandeli Sotiri” (Rruga Obiliq – Milloshevë)’’, thuhet në komunikatë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark