Abdixhiku thumbon VV-në: Një kryetar kuvendi që s'i ka 61 vota, s'duhet të jetë kryetar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku thumbon VV-në: Një kryetar kuvendi që s’i ka 61 vota, s’duhet të jetë kryetar

    Insajderi
    11 April 2025 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit të tij, pozitë që në këtë legjislaturë i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

    I pyetur për qëndrimin e LDK-së në këtë proces, Abdixhiku u shpreh qartë se një kryetar Kuvendi nuk duhet të marrë atë rol nëse nuk i siguron së paku 61 vota në Kuvendin e Kosovës.

    “Një kryetar i kuvendit që s’i ka 61 vota për veti, s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit në radhë të parë fare. Pra minimalisht duhet të t’i ketë 61 vota”, ka thënë ai për media, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark