Insajderi
Lajme

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Insajderi
05 May 2026 - 18:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se LDK-ja ka arritur dakordim për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit.

Pas mbledhjes së organeve të partisë, Abdixhiku tha se procesi pritet të formalizohet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, i cili do të mblidhet këtë të shtunë.

“Me votim në këtë trup, u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore zgjedhore. Pikë e veçantë e këtij takimi ishte edhe natyrisht bashkimi i madh për të cilin po flasim e për të cilin jemi angazhuar. I njoftova edhe kryesinë edhe kryetarët e degëve me procesin e deritanishëm. Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Po për këtë, më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Pra, kishte dakordim për idenë e bashkimit, kishte dakordim për garim të përbashkët, kishte dakordim për shumë gjëra që i kemi diskutuar deri më tani dhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do t’i formalizojmë këto çështje në detaje”, tha ai, raporton Ekonomia Online.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark