×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Abdixhiku zbërthen skandalin e VV’së me KEK’un: Ishte interes i mafisë energjetike që ky Bllok të mos prodhonte rrymë

    Insajderi
    19 April 2023 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut duke thënë se arrestimi i tij ishte i vonshëm.

    Abdixhiku ka thënë se Blloku A5 ishte interes i mafisë energjetike që mos të prodhonte rrymë.

    “Ishte interes i mafisë energjetike që ky Bllok të mos prodhonte rrymë. Sepse, për aq kohë sa ishte jashtë funksionit, Kosova detyrohej të importonte energji. Vetëm gjatë 11 ditëve të para të prillit, Kosova kishte importuar plot 5.4 milion euro rrymë. Nuk ka një biznes tjetër, ku 5.4 milionë euro mund të gjenerohen për vetëm 11 ditë. Mjaftueshëm për të mbuluar 45 mijë pensione, apo ndërtuar 9 çerdhe për fëmijë – të djegura për vetëm 11 ditë!”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin e tij në Facebook.

    Tutje, kreu i LDK-së ka shkruar se mirëmbajtja e bllokut A5 nuk do të merrte kohë më shumë se dy muaj.

    “Blloku A5 i KEK-ut është jashtë funksionit tash e 10 muaj. Mirëmbajtja e thjeshtë e tij s’do të merrte kohë më shumë se dy muaj”.

    Abdixhiku është shprehur se në vazhdimësi kanë kërkuar shkarkimin e udhëheqjës së KEK-ut

    “Kemi kërkuar në vazhdimësi shkarkimin e gjithë udhëheqjes së KEK-ut – militantë partiak të vendosur nga partia në pushtet – pikërisht për shkak të një skandali si ky që kishte nisur nga korriku i vitit 2022. Ata gjetën mbrojtjen vetëm sepse ishin të partisë. Të njëjtit, pas dëmeve milionëshe ndaj vendit, ndodhen sot në pranga të Policisë”.

    “Tani shkarkimi është i vonshëm. Përgjegjësia politike për vendosjen, mbrojtjen dhe lejimin e përfitimeve milionëshe të mafisë energjetike është domosdoshmëri. Kjo përgjegjësi ka adresë vet Qeverinë”, ka shkruar kreu i LDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark