Insajderi
Lajme

Abelard Tahiri lihet i fundit në listën e PDK’së

Insajderi
07 December 2025 - 17:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abelard Tahiri lihet i fundit në listën e PDK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se do të renditet i fundit në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka njoftuar se lista e PDK-së me numër 130 kryesohet nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, i cili mban numrin 1 në fletëvotim dhe përfundon me Tahirin.

Tahiri gjatë ditës së djeshme tha se i ka kërkuar Hamzës të mos e përfshijë në 10-shen e parë në listën e PDK’së.

“Besoj se secili prej nesh duhet të reflektojë. Numrat nuk trashëgohen dhe nuk i kemi me tapi, përkundrazi, ne që kemi përvojë duhet t’i ndihmojmë kolegët tanë të rinj që të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm të Kosovës. Prandaj, unë do të jem pjesë e listës, por jo pjesë e dhjetëshes së parë, siç isha në zgjedhjet e fundit”, deklaroi ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark