Abrashi: 30 mijë persona janë punësuar gjatë mandatit tim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: 30 mijë persona janë punësuar gjatë mandatit tim

    Insajderi
    08 March 2017 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se deri në periudhën e fundit të vitit 2016, papunësia në Kosovë është në shkallën prej 27-28 për qind.

    Abrashi tha se gjatë mandatit të tij janë evidentuar diku 30 mijë vende të reja të punës, që sipas tij kanë dalë nga të dhënat për kontributet e të punësuarve.

    Gjatë një diskutimi në “Fol Hapur”, Abrashi tha se në vitin 2015 në Trustin Pensional kanë qenë 230 mijë kontributdhënës, kurse kjo në fund të vitit 2016 është arrit në 260 mijë kontributdhënës.

    Ministri i Punës tha se vende të punës ka në sektorët e tekstilit, në sektorin e IT-së, në sektorin e përpunimit të drurit dhe në sektorin e ndërtimeve, por mungojnë punëtorët e kualifikuar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark