Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se janë të lira mbi 1500 vende pune të cilat do të prezantohen në panairin e punës.
“Pas suksesit të vitit të kaluar, edhe këtë vit në bashkëpunim me DIMAK Kosovo, Giz-in, Odën Ekonomike Gjermane organizohet panairi i punës, edhe Agjencia e Punësimit e Gjermanisë do të jetë prezente. Eja tako punëdhënësin tënd potencial”, shkruan Abrashi në Facebook.
Për këtë vit panairi do të hapet me datën 19 maj, në sallën 1 tetori në Prishtinë.