Insajderi
Insporti

Man United kalon në Ligën e Evropës – mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm

Insajderi
30 January 2025 - 23:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Man United kalon në Ligën e Evropës – mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Manchester United e ka mbyllur fazën e ligës në Ligën e Evropës me fitore 2-0 në udhëtim te FCSB.

Djajtë e Kuq kishin vështirësi të gjenin rrjetën në pjesën e parë, pasi skuadra rumune ishte e mobilizuar në mbrojtje.

Por, në 45 minutat e dytë, lojtarët e Ruben Amorim ia dolën të shënonin dy herë.

Manchester Unitedin në epërsi e kaloi Diogo Dalot në minutën e 60-të, kur u asistua prej Kobbie Mainoo.

Talenti anglez më pas kaloi në golashënues, kur u shërbye shumë mirë prej Alejandro Garnachos tetë minuta më vonë për 2-0.

Manchester United e mbyll këtë fazë me 18 pikë, ndërsa në fazën e eliminimit direkt duhet të pres fituesit e duelit që zhvillojnë skuadrat si, Real Sociedad, Galatasaray, Middtyjland dhe AZ Alkmaar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark