Adama Traore ka zbuluar saktësisht se çka i tha Pep Guardiola pas përfundimit të ndeshjes, që Manchester City e fitoi 3-2 ndaj Fulhamit.
Traore ishte ai i zakonshmi në duelin e luajtur në “Etihad”. Spanjolli impresionoi me lëvizjet e tij, shpejtësinë, por që nuk po arrinte t’i përfundonte aksionet.
Në përgjithësi, ai pati një lojë të mirë, por që dështoi në disa raste të finalizojë, i vetëm para portierit.
Trajneri i Cityt dhe Traore njihen mes vete, pasi të dy ishin pjesë e Barcelonës.
Guardiola u pa pas ndeshjes duke folur me Traoren, ku dukej se ky i fundit ishte lojtar i Cityt dhe jo në fakt një kundërshtar.
Kjo kishte ndodhur edhe në të kaluarën gjatë periudhës së Guardiolës në City.
Ish-lojtari i Southampton, Nathan Redmond e kishte përjetuar një gjë të tillë më 2017.
Në këtë rast, dukej se Guardiola po vepronte në mënyrë agresive ndaj lojtarit, por ishte vetë ky i fundit që e sqaroi situatën, duke thënë se ai po i thoshte se është një lojtar shumë i mirë.
Edhe Traore e konfirmoi se ishte një përvojë e mirë me të, gjithashtu.
“Pas ndeshjes, ai erdhi dhe më tha se ishte një ndeshje shumë e mirë, dhe më dha disa këshilla se si t’i finalizojë më mirë rastet që kisha”, tha Traore për “El Largurero”.
Në këtë ndeshje ra në sy edhe diçka tjetër.
Mbrojtësi i djathtë i Cityt, Kyle Ëalker dhe Adama Traore janë dy nga lojtarët më të shpejtë të elitës së futbolli anglez. Futbolldashësit gjithmonë e paramendonin një sfidë mes këtyre dyve, se cili është më i shpejtë. Ata e morën vesh, pasi në këtë takim, Traore e kaloi në një sprint edhe Ëalkerin, për të dalë 1 kundër 1 me portierin Ederson Moraes.
Guardiola duhet të shpresojë që Traore s’do t’i marrë për bazë këshillat e tij, herën tjetër kur këto dy ekipe do të përballen, e që do të jetë në ditën e fundit të sezonit – në një ditë që City beson në triumfin e pestë me radhë në Premier League.