Insajderi
Zgjedhjet 2026

Rinia Demokratike e Fushë Kosovës mbështet fuqishëm kandidatin Rrahim Ternava në një tubim madhështor

Insajderi
30 September 2025 - 11:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rinia Demokratike e Fushë Kosovës mbështet fuqishëm kandidatin Rrahim Ternava në një tubim madhështor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rinia Demokratike e Fushë Kosovës organizoi mbrëmë një tubim të veçantë për kandidatin për kryetar të Komunës, Rrahim Ternava.

Në këtë event të madh morën pjesë kandidatët për Kuvend Komunal, Shtabi Zgjedhor i Degës, si dhe shumë të ftuar që e pritën me duartrokitje Ternavën, duke shprehur përkrahjen e tyre për fitoren e tij.

Rinia Demokratike e Kosovës falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe mbështetësit për angazhimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se kjo mbështetje do të vazhdojë deri në ditën e fitores.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark