×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Adem Demaçi apo manuali i vetëmohimit

    Insajderi
    26 February 2023 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Musli Krasniqi

    Thuhet se i madh është ai popull që jep njerëz të mëdhenj.

    Historia njerëzore ka radhitur nëpër skemat e veta shumë syresh, që nëpër etapa të caktuara kanë lënë gjurmët e veprës së tyre. Siç do të thoshte Horaci, është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe, por më kënaqësi është të jetosh për të. Analet e historisë kombëtare janë të mbushura me të tillë heronj.

    Ndër ta, njëri për të cilin as publicistika e as vet historia ende nuk ka dhënë fjalën e plotë dhe as për së afërmi në përmasën meritore. Adem Demaçi. Figurë markante e kombit, që nga mesi i errësirës i jepte diell popullit të vet. Me gjakun valë e zemrën zjarr, koha e farkëtoi me virtytet më të larta të atdhetarit, duke e bërë udhërrëfyes të vetëmohimit për të mirën e kombit.

    Pas tij, veprimtarët e patën më të lehtë ta gjejnë rrugën e lirisë. Historia nuk ua ka rezervuar të gjithëve rënien në altar lirie, si akt sublim i përfundimit të veprimtarisë jetësore. Por ajo merr në gjirin e saj dhe i njeh si heronj, po në lartësinë e të rënëve, të gjithë ata që jetën e tyre e vunë në shërbim të kombit e të atdheut, çdo ditë, në mënyra e në rrethana të ndryshme.

    Jehona e veprës kombëtare të Adem Demaçit do t’u shkojë brezave si kushtrim, sa herë që përpjekjet shekullore të shqiptarëve për liri të vihen në pikëpyetje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark