×
  • Lajme
  • Lajme

    Adem Grabovci paraqitet në Prokurorinë e Shtetit

    Insajderi
    14 September 2016 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili është protagonisti i përgjimeve të publikuara nga Gazeta Insajderi, të njohura si “Dosja e Shefave, është paraqitur sot në Prokurorinë e Shtetit, për t’u marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit për veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare’ dhe ‘shkelje e statusit të barabartë të shtetasve të Kosovës’.

    Grabovci do të do të merret në pyetje nga prokurorët e këtij Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani, të cilët filluan zyrtarisht hetimet 26 ditë pas nisjes së publikimit të përgjimeve.

    Prokuroria e kishte refuzuar kërkesën e avokatit të tij, Florent Latifi për shtyrjen e seancës së marrjes në pyetje, me arsyetimin se kur ishte marrë vendimi për ditën ishte pajtuar edhe avokati i Grabovcit.

    E kishte paralajmëruar se në rast të refuzimit të ftesës për seancë hetimore, do të përdoret forca për ta dërguar para prokurorëve. /Insajderi.com

    foto-4 foto-3 foto-2

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark