
Gazetari i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Gëzim Mekuli i kushtuar vargje të tëra kryeministrit, Albin Kurti i cili sot është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Mekuli, siç rëndom bën edhe kësaj radhe nuk e ka përmbajtur vetën për treguar servilizmin ndaj Kurtit, aq sa e ka krahasuar me figurën e Adem Jasharit, Winston Churchill e Kenedy-s
Mes tjerash ai e cilëson kryeministrin si engjull e presidentin serb si dreq.
“Oksigjeni i demokracisë ballkanike ballë për ballë me dioksidin e karbonit alla Putin”, shkroi ai.
Shkrimi i plotë:
Engjuli para dreqit!
Liberali ballë për ballë me Fashistin!
Shekulli XXII ballë për ballë me shkeullin XIX!
Oksigjeni i demokracisë ballkanike ballë për ballë me dioksidin e karbonit alla Putin!
Kennedy para Hrushqovit!
Winston Churchill ballë për ballë me Hitlerin!
Demokracia para nazizmit!
Shpirti i Qerqiz Topullit, Mihail Gramenos, Bajram Currit, Adem Demacit, Adem Jasharit, Ali Hadrit, Ukshin Hotit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit ballë për ballë me projektin e Milloshviqit, Rankoviqit, Daciqit, Andriqit, Titos e Qubrilloviqit!