×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Tok me Beogradin”, gazetari më serioz pro VV’së akuzon opozitën dhe Edi Ramën për luftë kundër Kurtit

    Insajderi
    06 November 2022 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gëzim Mekuli, drejtues i portalit “Mekuli Press”, që llogaritet që është më i rëndësishme dhe më seriozi prej gazetarëve që mbështesin Kurtin e Vetëvendosjen ka lansuar një varg akuzash pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Mekuli tha se partitë opozitare që patën pushtetin për dy dekada dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, janë bërë bashkë me serbët kundër kryeministrit Albin Kurti.

    Mekuli përmendi edhe Shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të cilit i tha se ‘ka kaluar koha kur shqiptarët nënshkruanin me gisht dhe gjuanin me ‘prraqka‘.

    Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

    Viti 1878!

    Dëmet dhe pasojat e atyre që e sunduan Kosovën për 20 vjet, e që sot tok me Beogradin, e me Ramën, po e luftojnë Kryeministrin Kurti, mund t’i lexoni e ti kuptoni në fjalën separatiste e fashiste të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.

    Mr Borrell, ka kaluar koha kur shqiptarët nënshkruanin me gisht dhe gjuanin me ‘prraqka!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark